Kryefaqe Aktualitet E rrahën të gjithë si staf, kush janë 11 të arrestuarit për vrasjen e turistit në Ksamil
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

E rrahën të gjithë si staf, kush janë 11 të arrestuarit për vrasjen e turistit në Ksamil

Shpërndaj
Shpërndaj

Një konflikt i nisur në orët e para të mëngjesit në lokalin “Principote” në Ksamil përfundoi me vrasjen e turistit portugez 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15, fillimisht në ambientet e lokalit dhe më pas vijoi në plazhin “Paradise”, ku 20-vjeçari dyshohet se u godit disa herë me thikë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, policia ka vënë në pranga 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Në mesin e të arrestuarve është edhe autori i dyshuar i vrasjes, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç.

Të arrestuarit janë:

  • Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, i dyshuar si autori i goditjeve me thikë ndaj turistit;
  • Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, shtetas turk;
  • Ezgi Perlak, 31 vjeçe, shtetase turke;
  • Serxhi Selimi, 24 vjeç, kamarier në “Principote”;
  • Ervis Bunci, 24 vjeç, kamarier në “Principote”;
  • Ildi Cekani, 21 vjeç, kamarier në “Principote”;
  • Murat Zhabina, 27 vjeç, kamarier në “Principote”;
  • Miosid Matushaj, 24 vjeç, punonjës policie dhe pjesë e sigurisë së lokalit;
  • Luciano Seferi, 44 vjeç, punonjës i IEVP Fier dhe pjesë e sigurisë;
  • Romeo Shehu, 35 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe pjesë e sigurisë;
  • Kristi Koshi, 29 vjeç, pjesë e grupit të sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur David Heurtevent, 29 vjeç, dhe Bekim Bulica, 36 vjeç, pronari i lokalit “Principote”.

Si u arrestua autori i dyshuar

Pas vrasjes, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata u largua nga vendi i ngjarjes. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë në Levan të Fierit, ku ai ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.

Automjeti drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa në sediljen e pasagjerit ndodhej Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, gjithashtu shtetas turk.

Sipas policisë, dy shtetasit turq kishin njohje me Vatën dhe e kishin fshehur në bagazhin e automjetit me qëllim transportimin e tij drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata u arrestuan për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si ndodhi vrasja

Sipas hetimeve, gjithçka nisi rreth orës 05:15 në ambientet e “Principote”. Konflikti më pas vijoi jashtë lokalit, në zonën e plazhit “Paradise”.

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dyshohet se gjatë përleshjes ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez. Ndërkohë, David Heurtevent, i cili ndodhet në kërkim, dyshohet se e ka goditur viktimën me grushte.

Për pasojë, Mendes mori plagë të rënda dhe humbi jetën. Të dy, Vata dhe Heurtevent, akuzohen për “Vrasje me dashje, në bashkëpunim”.

Por konflikti nuk nisi me goditjen me thikë. Sipas hetimeve të policisë, para përshkallëzimit fatal, në përleshje u përfshinë edhe katër kamarierë të “Principote”: Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Çekani dhe Murat Zhabina.

Ata dyshohet se kanë goditur me grushte turistin portugez dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Bodyguard-ët nuk ndërhynë

Në ambientet e lokalit ndodheshin edhe katër persona që kishin rolin e sigurisë/bodyguard-ëve: Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi.

Sipas hetimeve, pavarësisht se ishin të pranishëm gjatë konfliktit, ata nuk ndërhynë për ta parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes.

Për këtë arsye, ndaj tyre janë ngritur dyshime për “Moskallëzim të krimit”. Ndërsa për Miosid Matushajn, i cili është punonjës policie, rëndon edhe akuza për “Mosharrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme”.

Në kërkim edhe pronari i “Principote”

Në ambientet e lokalit në momentin e ngjarjes ndodhej edhe pronari i “Principote”, Bekim Bulica, 36 vjeç.

Sipas policisë, Bulica është larguar nga vendi pa kallëzuar ngjarjen tek autoritetet. Për këtë arsye, ai është shpallur në kërkim dhe dyshohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ndërkohë, David Heurtevent, i dyshuari tjetër për përfshirje direkte në vrasjen e turistit portugez, vijon të jetë në kërkim.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjithë dinamikën e ngjarjes, rolin konkret të secilit prej personave të përfshirë dhe rrethanat që çuan në përshkallëzimin e konfliktit deri në vrasjen e turistit portugez.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...