Kryefaqe Aktualitet “Shefat e policisë duan të shesin drogë në lokalin tim”- Pronari i Orange hedh akuza të forta
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

“Shefat e policisë duan të shesin drogë në lokalin tim”- Pronari i Orange hedh akuza të forta

Shpërndaj
Shpërndaj

Pronari i Orange Club, Spiro Iljadhi, ka reaguar publikisht në emisionin “STOP” në TV Klan, duke ngritur akuza të rënda për presion ndaj biznesit të tij dhe duke kërkuar që institucionet të hetojnë atë që ai e konsideron një fushatë të vazhdueshme kundër aktivitetit të tij.

Iljadhi pretendon se ndaj Orange Club janë ushtruar kontrolle të shpeshta, gjoba dhe provokime, ndërsa sipas tij, situata është përshkallëzuar pas refuzimit të kërkesave për para.

Në deklarimet e tij, ai përmend edhe Feliks Hodajn, shefin e Komisariatit të Policisë Sarandë, duke pretenduar se strukturat drejtuese të policisë janë të përfshira në presionin ndaj biznesit.

Akuzat bëhen edhe më të rënda kur Iljadhi pretendon se ka pasur tentativa për të krijuar situata artificiale brenda clubit, përfshirë futjen e lëndëve narkotike, në mënyrë që më pas përgjegjësia t’i faturohet subjektit.

“Ne kemi arsye të dyshojmë se po kërkohet të na provokojnë dhe të krijojnë situata artificiale brenda klubit. Nuk do të pranojmë që dikush të tentojë të fusë drogë në ambientet tona dhe më pas të përdorë Policinë për të na goditur”, shprehet pronari.

Iljadhi thekson se biznesi ka investuar në siguri dhe se çdo tentativë për të futur drogë apo për të krijuar incidente brenda ambienteve të Orange Club duhet të hetohet, pavarësisht se kush qëndron pas saj.

Denoncimi vjen pas incidentit të fundit në club, ku u raportua për një konflikt dhe dhunimin e shefit të krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli. Ngjarja ka sjellë shoqërimin e disa personave dhe vijimin e hetimeve nga policia.

Në këtë situatë, Iljadhi kërkon që vëmendja të mos përqendrohet vetëm te biznesi dhe pronarët e tij, por edhe te mënyra se si veprojnë strukturat që kanë për detyrë zbatimin e ligjit.

Akuzat ndaj ndaj strukturave janë pretendime të bëra publikisht nga Spiro Iljadhi dhe mbeten për t’u verifikuar nga organet kompetente.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...