Kryefaqe Aktualitet Zbardhet dinamika si u vra turisti në Ksamil, kush janë personat që ndihmuan autorin të arratisej, mes tyre dhe një polic
AktualitetKronikëKryesoreLajm i FunditUncategorized

Zbardhet dinamika si u vra turisti në Ksamil, kush janë personat që ndihmuan autorin të arratisej, mes tyre dhe një polic

Shpërndaj
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e e kësaj të marte Ksamilin, ku një turist portugez rreth 20 vjeç humbi jetën pas një konflikti në ambientet e resortit “Principotes”. Viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte mbërritur në Ksamil së bashku me një grup turistësh portugezë.

Sipas të dhënave të reja të hetimit, konflikti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 02:30, brenda ambienteve të lokalit “La Guerra”, pjesë e resortit “Principotes”. Pas përplasjes, 20-vjeçari dyshohet se është nxjerrë jashtë ambienteve të beach bar-it dhe është lënë në zonën e plazhit, ku është gjetur më vonë nga autoritetet.

Një nga elementët që po hetohet është fakti se trupi dyshohet se ka qëndruar për rreth tre orë në plazh, deri në momentin kur është zbuluar dhe policia ka mbërritur në vendngjarje.

Burimet bëjnë me dije se Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me mjet prerës në shpinë dhe në kraharor, plagë që i kanë shkaktuar vdekjen. Ndryshe nga dyshimet fillestare, sipas të dhënave të reja të hetimit, përplasja dhe goditja fatale dyshohet se kanë ndodhur brenda ambienteve të “Principotes”.

Për ngjarjen është identifikuar si autor i dyshuar Sokrat Vata, 29 vjeç, banues në Has, i cili punonte si bodyguard në ambientet e lokalit. Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa një nga pistat e hetimit lidhet me një vajzë.

Sipas burimeve, Vata ka një të kaluar kriminale në Angli, ku është dënuar për vepra që lidhen me posedimin e kokainës, armëve dhe drejtimin e automjeteve nën efektin e drogës.

Në kuadër të hetimeve, Policia e Sarandës ka shoqëruar rreth 42 persona, të cilët po merren në pyetje për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave që ndodheshin në lokal. Burimet bëjnë me dije se priten edhe arrestime të tjera.

Në hetim janë edhe dy shtetas turq, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohej pas vrasjes. Ndërkohë, është ndaluar edhe Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Matushaj dyshohet se ka ndihmuar Sokrat Vatën pas ngjarjes. Sipas hetimeve, të dy punonin si bodyguard për kompaninë “Elite Security” në ambientet e “Principotes”. Hetuesit dyshojnë se Matushaj e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton gjithashtu rolin e çiftit turk që ndodhej në automjetin ku dyshohet se ishte fshehur Vata pas vrasjes. Sipas hetimeve, ekzistojnë dyshime se 29-vjeçari punonte gjithashtu si bodyguard për shtetasin turk.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe pronari i “Principotes”. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka qenë në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, për t’iu shmangur hetimeve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të rindërtuar minutë pas minute dinamikën e ngjarjes, nga konflikti brenda lokalit, goditja me thikë dhe nxjerrja e trupit jashtë, deri te largimi i personave të dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë së secilit person të përfshirë. Priten zhvillime të reja dhe masa të tjera nga organet e drejtësisë në orët në vijim.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

“Miltoni” që e donin të gjithë/ Historia tragjike e 20-vjeçarit që u vra në Ksamil, Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

Vrasja e Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçarit portugez që humbi jetën në Ksamil më 18 gusht, ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në...

Vrasja e turistit portugez: Lirohen bodygardët e “Principotes”, burg për Sokrat Vatën dhe 5 të tjerë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në...

Vrasja te “Principotes”- Miqtë e portugezit: Vata ngacmoi një grua, Mendes i vetmi që reagoi

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18...

IKMT-ja dhe AZHT-ja zbarkojnë në Sarandë e Ksamil, bashkë me ta dhe shefi i AMP-së

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar prej disa orësh në territorin e Bashkisë Sarandë, me fokus kantieret e ndërtimit në qytetin e Sarandës...

Rrahën shefin e komisariatit në Sarandë, gjykata lë në burg bodygardët e “Orange Club”

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë rojet e klubit të natës “Orange”, të arrestuar pasi dyshohet se dhunuan...

E rrahën të gjithë si staf, kush janë 11 të arrestuarit për vrasjen e turistit në Ksamil

Një konflikt i nisur në orët e para të mëngjesit në lokalin “Principote” në Ksamil përfundoi me vrasjen e turistit portugez 20-vjeçar Luis...