Kryefaqe Aktualitet Vrasja e turistit, shpallet në kërkim pronari i “Principotes”! Shoqërohet pronari i ‘Elite Security Grup’
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Vrasja e turistit, shpallet në kërkim pronari i “Principotes”! Shoqërohet pronari i ‘Elite Security Grup’

Shpërndaj
Shpërndaj

Është shpallur në kërkim Bekim Bulica, pronari i lokalit “Principotes”, ku ndodhi ngjarja e rëndë e vrasjes së 20-vjeçarit, Miguel Mendes.

Ndërkohë mes personave të shoqëruar në policinë e Sarandës është dhe Marjo Katirai pronari i policisë private “Elite Security Group”.

Nga Elton Qyno Syri.net

Vrasja e turistit Portugez në Ksamil të Sarandës, ka rikthyer edhe një herë në qëndër të vëmëndjes kushtet dhe kriteret e dobëta të rekrutimit të punonjësve të sigigurisë në lokalet e natës dhe policitë private.

Për më tepër ky fenomen po ekspozon thuajse çdo muaj problemin se hapësirat e lokaleve të natës në Ksamil, Sarandë apo qoftë dhe zona të tjera të bregdetin Shqiptar, menaxhohen dhe kontrollohen përmes policive private, nga eksponent të grupeve kriminale në vend.

Por njëherësh risjell në qëndër të vëmëndjes problemet edhe me policinë private, mbi kriteret e rekrutimit të truprojeve siç është rasti i “Elite Security Group” që kishte punësuar vrasësin, Sokrat Vata, një të dënuar në Angli për trafik droge.

Njëkohësisht kjo ngjarje tregon dhe faktin se një pjesë e punonjës të Policisë së Shtetit, rekrutohen dhe shërbejnë si bodygardë tek bizneset e hapura nga krimi i organizuar në Sarandë dhe jo vetëm, siç është rasti i policit. 

Lokali në emër të së ëmës 70 vjeçe

Ndërkohë nga hetimet e kryera në kuadër të verifikimeve nga policia e Sarandës, ka rezultuar se lokali “Principotes”, ku është rregjistruar vrasja rezulton të jetë nën emrin e një 70-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica, me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh.

Bulica është një pensioniste, po në letra figuron e angazhuar në biznes, dhe rezulton të jetë e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike.

Në media, emri i tij lakohet të jetë i lidhur dhe me trafik droge në Francë.

Në fakt lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në “Principotes”, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”.

Pikërisht mbrëmjen e djeshme, kur u vra dhe turisti Portugez, ishte ftuar një “DJ francez”.

Bekim Bulica ka jetuar në Francë nga ku ai rezulton të jetë ekstraduar në shkurt të vitit 2021. Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, ai “ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C.”.

Është e paqartë se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli. Por gati një vit më pas, në janar 2022, e ëma e tij regjistron kompaninë Tortuga Bay, e cila më pas do të marrë emrin që sot mban dhe struktura turistike në Ksamil, “Principotes”.

Në shtator të vitit 2023, emri i Bekim Bulicës do të shfaqet sërish në regjistrat e policisë, i përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Tiranë.
Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome.

Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “…Të mbeta në dorë, o Bekim…”.

Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim.

Megjithatë asgjë nuk duket se e ka penguar Bekimin të vijojë, nën mbulesën e të ëmës, biznesin e tij, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...