Kryefaqe Aktualitet IKMT-ja dhe AZHT-ja zbarkojnë në Sarandë e Ksamil, bashkë me ta dhe shefi i AMP-së
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

IKMT-ja dhe AZHT-ja zbarkojnë në Sarandë e Ksamil, bashkë me ta dhe shefi i AMP-së

Shpërndaj
Shpërndaj

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar prej disa orësh në territorin e Bashkisë Sarandë, me fokus kantieret e ndërtimit në qytetin e Sarandës dhe në Ksamil.

Përfaqësues të lartë të AZHT-së dhe IKMT-së, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë ushtruar kontrolle në një sërë kantieresh të pajisura me leje ndërtimi. Gjatë verifikimeve, në disa raste janë konstatuar shkelje apo mangësi në dokumentacion.

Subjekteve u është dorëzuar “Akt-Verifikimi mbi Sigurinë e Kantierit”, dokument i lëshuar nga AZHT dhe IKMT, me një afat 10-ditor për korrigjimin e problematikave të konstatuara. Në rast të mosplotësimit të kërkesave brenda afatit, subjektet rrezikojnë marrjen e masave administrative dhe gjobitjen.

Kontrollet janë shtrirë edhe në disa pika të konsideruara problematike dhe të dyshuara për ndërtime të paligjshme, kryesisht në zonën e Ksamilit.

Pas inspektimeve, Drejtoresha e Përgjithshme e AZHT-së, së bashku me përfaqësues të IKMT-së, drejtues të IMT-së së Bashkisë Sarandë dhe përfaqësues të Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në ambientet e bashkisë, i cili ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta.

Në takim mësohet se ka marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i AMP-së, Klevis Qose. Sipas të dhënave paraprake, Qose ka mbërritur në Sarandë për të verifikuar punën e strukturave të Policisë së Sarandës, pas disa denoncimeve të depozituara pranë AMP-së, përfshirë edhe pretendime për përfshirjen e punonjësve të policisë në favorizimin e ndërtimeve pa leje.

Kontrollet dhe verifikimet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa pas përfundimit të afatit 10-ditor pritet të përcaktohen edhe masat për subjektet që nuk do të kenë korrigjuar shkeljet e konstatuara.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...