Kryefaqe Aktualitet Vrasja te “Principotes”- Miqtë e portugezit: Vata ngacmoi një grua, Mendes i vetmi që reagoi
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Vrasja te “Principotes”- Miqtë e portugezit: Vata ngacmoi një grua, Mendes i vetmi që reagoi

Shpërndaj
Shpërndaj

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit në plazhin e “Principote” në Ksamil.

Sipas mediave të huaja, miqtë e 20-vjeçarit kanë deklaruar se Mendes ndërhyri pasi pa një grua që po shqetësohej nga një grup personash. Sipas dëshmisë së tyre, i riu tentoi të qetësonte situatën dhe të ndalonte ngacmimin, ndërsa në grupin që dyshohet se po shqetësonte gruan ndodhej edhe Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen.

Nga ana tjetër, Sokrat Vata, i cili punonte si truprojë në “Principote”, ka dhënë një tjetër version për ngjarjen. Ai ka deklaruar se thika fillimisht ka qenë në duart e turistit portugez dhe se ia ka marrë gjatë konfliktit, ndërsa pretendon se u ka kërkuar të rinjve të qetësoheshin, por situata ka agravuar dhe konflikti ka nisur.

Dëshmitë e ndryshme janë pjesë e hetimeve, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit dhe përgjegjësitë për vrasjen e 20-vjeçarit.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...