Kryefaqe Aktualitet Vrasja e turistit portugez: Lirohen bodygardët e “Principotes”, burg për Sokrat Vatën dhe 5 të tjerë
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Vrasja e turistit portugez: Lirohen bodygardët e “Principotes”, burg për Sokrat Vatën dhe 5 të tjerë

Shpërndaj
Shpërndaj

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në ambientet e “Principote” në Ksamil. Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj.

Gjashtë persona do të qëndrojnë në burg, ndërsa pesë të tjerë janë lënë të lirë me detyrim paraqitjeje. Në masën “arrest në burg” janë lënë Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, Ezgi Parlak, Nuh Mahmutoglu, Ildi Cekani, Ervis Bunçi dhe Serxhi Selimi.

Sokrat Vata, i dyshuar si personi që goditi me thikë për vdekje 20-vjeçarin portugez, u arrestua në Levan të Fierit, ku u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti. Në makinë ndodheshin edhe shtetasja turke Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, të cilët dyshohet se po e ndihmonin të largohej.

Në burg janë lënë edhe Ildi Cekani, Ervis Bunçi dhe Serxhi Selimi, të tre të identifikuar si kamarierë të “Principote”. Sipas të dhënave të bëra publike për ngjarjen, ata dyshohet se janë përfshirë në konfliktin fizik me turistin përpara se situata të përshkallëzohej.

Ndërkohë, Murat Zhabina, i cili gjithashtu ka qenë kamarier në “Principote”, është lënë i lirë. Gjykata vlerësoi të paligjshëm arrestimin e tij dhe i caktoi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaji, nga ora 09:00 deri në 12:00. Zhabina është një nga pesë personat për të cilët gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi.

Në gjendje të lirë, me detyrim paraqitjeje, janë lënë truprojat e kompleksit Luçjano Seferi, Moisid Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi. Për të pesë këta persona, gjykata ka vendosur të mos vijojë masa e arrestit, duke urdhëruar lirimin e tyre.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...