Kryefaqe Aktualitet Goditja e rrjetit korruptiv në doganën greke shkakton kaos në Qafë Botë, radhë kilometrike në kufi
AktualitetKryesoreLajm i Fundit

Goditja e rrjetit korruptiv në doganën greke shkakton kaos në Qafë Botë, radhë kilometrike në kufi

Shpërndaj
Shpërndaj

Një situatë kaotike është krijuar prej disa ditësh në pikën kufitare të Qafë-Botës, ku qytetarët që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë, ose anasjelltas, janë përballur me radhë të gjata dhe pritje disa orëshe, për shkak të mungesës së stafit doganor nga pala greke.

Aktualisht, autoritetet greke operojnë me vetëm dy sportele dhe tre doganierë të sjellë nga Dogana e Kakavijës, ndërsa pala shqiptare funksionon me tre sportele për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve, teksa jemi në kulmin e sezonit turistik.

Kaosi është krijuar si pasojë e arrestimit të 14 doganierëve grekë, përfshirë edhe shefin e Doganës së Qafë Botës. Ata dyshohen të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal, të akuzuar për “ryshfet pasiv në bashkëpunim” dhe shmangie të kontrolleve doganore kundrejt përfitimeve financiare.

Sipas autoriteteve greke, hetimi voluminoz ka zbuluar një skemë korruptive, duke sekuestruar mbi 2,000 faqe dokumentacion, materiale video, fotografi dhe biseda të përgjuara midis doganierëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Në anën shqiptare, autoritetet kufitare po punojnë për të lehtësuar fluksin dhe për të shmangur bllokimin e plotë të qarkullimit, ndërkohë që pritet normalizimi i situatës sapo pala greke të riorganizojë stafin doganor.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...