Kryefaqe Aktualitet “Harram e paçim po s’e mbrojtëm gjimnazin”- Qytetarët e Sarandës të premten në protestë kundër parkimit te “Hasan Tahsini”
AktualitetKryesoreLajm i FunditPolitikë

“Harram e paçim po s’e mbrojtëm gjimnazin”- Qytetarët e Sarandës të premten në protestë kundër parkimit te “Hasan Tahsini”

Shpërndaj
Aneta Xhiku dhe godina e gjimnazit Sarandë
Shpërndaj

Qytetarët e Sarandës kanë paralajmëruar një protestë kundër projektit për ndërtimin e një parkimi publik në territorin e gjimnazit “Hasan Tahsini”. Protesta do të zhvillohet të premten, më 14 gusht, në orën 09:00, përpara Bashkisë së Sarandës.

Aktivistja Aneta Xhiku u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë dhe të kundërshtojnë projektin.

Xhiku e cilëson gjimnazin “Hasan Tahsini” një simbol të dijes në qytet dhe shprehet se hapësira, së bashku me terrenet sportive, duhet t’u trashëgohet brezave të ardhshëm dhe jo të kthehet në parkim.

“Harram e paçim dijen që na kanë dhënë mësuesit dhe prindërit tanë nëse ne e lejojmë parkimin”, thotë Xhiku.

Thirrja për protestë vjen pas vendimit që Këshilli Bashkiak i Sarandës, miratoi më 4 gusht, i cili i hap rrugë ndërtimit të një parkimi publik në sipërfaqen e gjimnazit “Hasan Tahsini”. Vendimi u miratua me votat e këshilltarëve të mazhorancës, ndërsa një pjesë e këshilltarëve të opozitës u larguan nga salla.

Projekti ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku qytetarë të Sarandës kanë shprehur kundërshtimin ndaj përdorimit të kësaj hapësire për parkim.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...