Kryefaqe Kronikë Kërcënohet brenda zyrës së saj prokurorja në Sarandë
KronikëKryesore

Kërcënohet brenda zyrës së saj prokurorja në Sarandë

Shpërndaj
Gjykata Sarandë
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në ambientet e Prokurorisë së Sarandës. Burime bëjnë me dije se një prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë është kërcënuar brenda zyrës së saj nga dy gra, të cilat janë të afërme të një të miture ndaj së cilës ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas informacioneve paraprake, dy shtetaset janë paraqitur në Prokurori dhe kanë kërkuar takim me prokuroren që kishte firmosur masën e sigurisë. Gjatë bisedës, ato kanë shfaqur pakënaqësi për vendimin dhe më pas kanë kaluar në fyerje dhe kërcënime.

Pas ngjarjes është njoftuar menjëherë Policia e Sarandës, e cila ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar dy gratë në komisariat. Ato po hetohen për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”, e parashikuar në Kodin Penal.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucionit, tashmë të sekuestruara nga autoritetet, do të shërbejnë si prova kryesore në hetim.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Mbushën detin dhe ndërtuan në plazh, procedohen penalisht tre shtetas në Sarandë

Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj tre shtetasve, të dyshuar për veprime në kundërshtim me...

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

Artan Lame, ish-funksionar publik dhe studiues i njohur i historisë shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Vdekja ka ndodhur në Gjermani, pas...

Me armë dhe muncion luftarak në banesë, arrestohet në Athinë i riu nga Saranda

Një shtetas shqiptar, 32-vjeçari Kostandin Nesturi nga Saranda, është arrestuar nga autoritetet greke gjatë një operacioni policor të zhvilluar në zonën e Thrakomakedonës...

Aksident i rëndë në aksin Borsh–Fterrë, humb jetën një punonjës policie

Mesditën e kësaj të enjteje, rreth orës 12:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Borsh-Fterrë, ku një automjet tip “Toyota”...

Cilët janë 5 deputetët e zgjedhur nga lista e PS në Vlorë, si u ndan votat

Numërimi i votave për kandidatët e Partisë Socialiste në listën e hapur ka përfunduar në të gjitha bashkitë e Qarkut Vlorë. PS ka...

PS merr mandatin e 9-të në Vlorë, PD humbet një deputet nga lista e mbyllur

Partia Socialiste ka arritur të sigurojë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, falë votave të para të numëruara nga Diaspora. Ky mandat...

Artikuj të ngjashem

Greqia shpërblen heroizmin e shqiptarit që rrezikoi jetën për shpëtimin e fëmijëve, i jep pasaportën greke

Një akt trimërie nga një emigrant shqiptar në Greqi ka tërhequr vëmendjen...

Emigranti shqiptar hero në Greqi: Rrezikon jetën, shpëton dy fëmijë nga mbytja

Një emigrant shqiptar është kthyer në hero në qytetin e Artës në...

Vodhi depon e rakisë në Mesopotam, “e pëson” 55-vjeçari nga Saranda

Policia e Sarandës ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së...

Familje në Sarandë denoncon dhunën e djalit 15-vjeçar, gjyshja: Donte të më përdhunonte

Një familje në Sarandë ka kërkuar ndihmë institucionale për përballimin e situatës...