Kryefaqe Kronikë Kërcënohet brenda zyrës së saj prokurorja në Sarandë
KronikëKryesore

Kërcënohet brenda zyrës së saj prokurorja në Sarandë

Shpërndaj
Gjykata Sarandë
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në ambientet e Prokurorisë së Sarandës. Burime bëjnë me dije se një prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë është kërcënuar brenda zyrës së saj nga dy gra, të cilat janë të afërme të një të miture ndaj së cilës ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas informacioneve paraprake, dy shtetaset janë paraqitur në Prokurori dhe kanë kërkuar takim me prokuroren që kishte firmosur masën e sigurisë. Gjatë bisedës, ato kanë shfaqur pakënaqësi për vendimin dhe më pas kanë kaluar në fyerje dhe kërcënime.

Pas ngjarjes është njoftuar menjëherë Policia e Sarandës, e cila ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar dy gratë në komisariat. Ato po hetohen për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”, e parashikuar në Kodin Penal.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucionit, tashmë të sekuestruara nga autoritetet, do të shërbejnë si prova kryesore në hetim.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...