Kryefaqe Kronikë Konflikt i dhunshëm për plazhin në Ksamil, kush janë pronarët e hotelit dhe restorantit që u rrahën
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Konflikt i dhunshëm për plazhin në Ksamil, kush janë pronarët e hotelit dhe restorantit që u rrahën

Shpërndaj
Shpërndaj

Një konflikt i ashpër për shfrytëzimin e një hapësire plazhi në Ksamil ka përfunduar me dhunë fizike dhe plagosjen e një biznesmeni këtë të shtunë. Ngjarja e rëndë ndodhi mes dy pronarëve lokalë, Albert Pashaj, pronari i “Euro Hotel Ksamil”, dhe Agim Taraj, pronar i “Sunset Beach Bar”.

Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentet pas incidentit, ku Pashaj shfaqet i gjakosur në kokë, teksa ndodhej në plazh së bashku me familjen. Në video shihet edhe një person që largohet me vrap, për të cilin familjarët e të plagosurit pretendojnë se është autori i goditjeve.

Policia ka reaguar menjëherë, duke shoqëruar Agim Taraj dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se janë identifikuar edhe persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në përplasjen fizike, të cilët pritet të merren në pyetje.

Sipas informacioneve, hapësira e plazhit ka qenë për disa vite në administrim nga “Sunset Beach Bar”. Megjithatë, këtë sezon një pjesë e saj është kaluar në përdorim të hotelit fqinj, duke ngjallur përplasje të vazhdueshme mes dy pronarëve. Autoritetet lokale, për të shmangur tensionet, e kanë shpallur zonën si hapësirë publike, por kjo nuk ka mjaftuar për të qetësuar situatën.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...