Kryefaqe Kronikë Mbushje deti me gurë e sherr me grushte, 3 të arrestuar gjatë orëve të fundit në Sarandë
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Mbushje deti me gurë e sherr me grushte, 3 të arrestuar gjatë orëve të fundit në Sarandë

Shpërndaj
Shpërndaj

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njoftoi se, falë bashkëpunimit mes Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit O. L., 22 vjeç, i shpallur më herët në kërkim.

I riu u ndalua pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, të njëjtët specialistë për hetimin e krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për dy shtetas të tjerë:

– A. E., 24 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë, pasi më datë 24.05.2025, në Ksamil, ka goditur me grushte dhe sende të forta një 53-vjeçar, shtetasin A. Ll., për motive të dobëta.

– A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, u procedua pasi u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, Sarandë, duke hedhur materiale inerte (gurë) në stacionin e plazhit që kishte në përdorim, duke ndotur kështu mjedisin.

Policia njofton se hetimet për të tre rastet vijojnë, ndërsa materialet përkatëse i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...