Artan Lame, ish-funksionar publik dhe studiues i njohur i historisë shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Vdekja ka ndodhur në Gjermani, pas një ndërhyrjeje të ndërlikuar kirurgjikale në zemër. Sipas burimeve pranë familjes, Lame ndërroi jetë pasi kishte dalë nga hgjendja e komës.
I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Lame ka qenë aktiv në jetën publike dhe institucionale për më shumë se dy dekada. Ai ka mbajtur funksione të ndryshme në administratën shtetërore, përfshirë pozicionin e zëvendësministrit si dhe drejtorit të Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Përveç angazhimit në administratë, Artan Lame është njohur për kontributin e tij në fushën e studimeve historike dhe të trashëgimisë kulturore. Ai ka qenë një ndër koleksionistët më të njohur në vend dhe ka publikuar një sërë shkrimesh dhe analizash historike në media dhe botime të specializuara.
Lame ka qenë gjithashtu i pranishëm në debatet publike si opinionist dhe pjesëmarrës aktiv në çështje që lidhen me ruajtjen e pasurive kulturore dhe identitetin historik të Shqipërisë.
Lini një koment