Kryefaqe Kronikë I mori para 58-vjeçares me premtimin se do t’i kryente punime në banesë, “e pëson” i riu në Sarandë
KronikëKryesoreLajm i Fundit

I mori para 58-vjeçares me premtimin se do t’i kryente punime në banesë, “e pëson” i riu në Sarandë

Shpërndaj
Policia Sarandë
Shpërndaj

Një 32-vjeçar nga Delvina është proceduar penalisht nga Policia e Sarandës, pas një kallëzimi të bërë nga një shtetase 58-vjeçare nga Fieri, e cila pretendon se është mashtruar nga i riu.

Sipas kallëzimit të gruas, i riu i ka premtuar kryerjen e disa punimeve në banesën e saj, por pas marrjes së parave nuk ka kryer asnjë nga detyrimet e marra përsipër.

Ngjarja është referuar tashmë në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin H. R., 32 vjeç, banues në Delvinë, pasi shtetasja R. K., 58 vjeçe, banuese në Fier, ka kallëzuar se është mashtruar prej tij, duke i dhënë një shumë parash për punime që nuk janë realizuar.”

Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ndjekjen ligjore të rastit.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...