Operacioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur këtë të enjte edhe në bashkinë Sarandë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm duke hequr një kioskë pa leje në një nga shkallaret kryesore të qytetit..
Ndërhyrja u zhvillua pa hasur rezistencë apo incidente nga pronari i subjektit, ndërsa autoritetet njoftuan se aksioni do të vijojë në zona të tjera të qytetit. Deri tani nuk është bërë e ditur numri i objekteve, bareve, apo restoranteve që parashikohet të preken.
Ky aksion është pjesë e fushatës së ndërmarrë në të gjithë vendin për të liruar hapësirat publike dhe për të vendosur rregull mbi ndërtimet abuzive, në prag të sezonit turistik.
Lini një koment