Kryefaqe Kronikë Sherr mes dy personave me precedentë penalë në Sarandë, plagoset me thikë 44-vjeçari
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Sherr mes dy personave me precedentë penalë në Sarandë, plagoset me thikë 44-vjeçari

Shpërndaj
Shpërndaj

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një 44-vjeçari mbrëmjen e djeshme në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë. Policia bën me dije se shtetasi Klodjan Basholli, 44 vjeç, banues në Shijan të Delvinës, ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me 26-vjeçarin Elvis Ndoji, banues në Sarandë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe lokalizuar nga policia, dhe pas disa orësh është vetëdorëzuar pranë uniformave blu.

Të dy personat e përfshirë në këtë konflikt rezultojnë me precedentë penalë. Klodjan Basholli është dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge. Në vitin 2008, ai u kap me një skaf që transportonte 278 kilogramë marijuanë në plazhin e Manastirit. Gjithashtu, në vitin 2017 u arrestua si pjesë e një grupi të dyshuar për vjedhje në fshatrat kufitare greke, ku gjatë operacionit u sekuestruan edhe dy armë zjarri.

Nga ana tjetër, Elvis Ndoji ka qenë arrestuar në tetor të vitit 2024 për disa vjedhje, ndërsa gjatë kontrollit të policisë iu gjetën një thikë dhe një sopatë. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ai ka dalë i lirë.

Policia e Sarandës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në përplasjen mes dy të rinjve me të kaluar kriminale.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...