Kryefaqe Aktualitet Përfundon numërimi i votave në bashkinë Sarandë, shpallet rezultati
AktualitetKryesoreLajm i FunditPolitikë

Përfundon numërimi i votave në bashkinë Sarandë, shpallet rezultati

Shpërndaj
Sarandë, qendra e numërimit
Shpërndaj

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Sarandës, pjesë e qarkut Vlorë, ku Partia Socialiste ka arritur një fitore të qartë përballë opozitës. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PS ka siguruar 7,957 vota, duke lënë pas Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 3,725 vota.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve në Sarandë ka qenë renditja e Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i drejtuar nga Adriatik Lapaj, që është pozicionuar si forcë e tretë me 1,462 vota, një rezultat i rëndësishëm për një subjekt të ri politik që konkuron për herë të parë në këto zgjedhje.

Në nivel qarku, Partia Socialiste ruan një avantazh të qartë, duke dalë forcë e parë në bashkitë Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol. Procesi i numërimit vijon ende në bashkitë Vlorë dhe Selenicë, ku pritet të përcaktohet plotësisht ndarja e mandateve për qarkun. Aktualisht ndarja e mandateve është në nivelet 8 për partinë Socialiste, 4 për Partinë Demokratike.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...