Kryefaqe Aktualitet Profesori i njohur kundër parkimit te gjimnazi “Hasan Tahsini”: Shkoni gjeni terrene të tjera
AktualitetKryesoreLajm i FunditPolitikë

Profesori i njohur kundër parkimit te gjimnazi “Hasan Tahsini”: Shkoni gjeni terrene të tjera

Shpërndaj
Emiljo Çika
Shpërndaj

Profesori me origjinë nga Saranda, Emiljo Cika, kundërshton vendimin e Këshillit Bashkiak që i hapë rrugë ndërtimit të një parkimi publik në ambientet e gjimnazit “Hasan Tahsini”. Çika e cilëson të gabuar ndërhyrjen në terrenet sportive të shkollës, duke argumentuar se qyteti ka nevojë për më shumë hapësira për nxënësit dhe jo për t’i humbur ato. “Gjimnazi Hasan Tahsini nuk është thjesht një truall”, shkruan profesori i njohur, duke kërkuar që vendimi të rikonsiderohet dhe zgjidhja për parkimin të gjendet në hapësira të tjera.

REAGIMI I PLOTË:

Gjimnazi Hasan Tahsini nuk është thjesht një truall!

Përgjatë gjithë jetës time një nga pamjet më të zakonshme për syrin tim është kjo e fotos që po publikoj.

Për sarandjotët kjo është një pamje e njohur, për mua, është ajo se çfarë shoh sa herë jam në ballkonin e shtëpisë prindërore, për ata që nuk e njohin Sarandën, kjo është pamja e oborrit të pasëm të shkollës së mesme “Hasan Tahsini” në Sarandë.

Gjimnazi i Sarandës ka qënë dhe është një prej institucioneve model, ku breza të tërë kanë kaluar nga bankat e kësaj shkolle. Breza të cilët sot janë në të katërt anët e botës, dhe kontribuojnë secili në fushat e tyre, ashtu si jam i bindur se një prej krenarive të tyre është që kanë kaluar nga bankat e kësaj shkolle.

Vitet e fundit ky gjimnaz kaloi në procesin e rikonstruksionit të brendshëm të tij por edhe të ambjenteve të jashtme, si fushat sportive dhe ato të forcës. E them këtë sepse ky gjimnaz përveçse arritjeve në cilësinë akademike ndër breza, këto ambjente kanë shërbyer për ekipet sportive të gjimnazistëve, por sigurisht edhe për zbatimin e kurrikulës për edukimin sportiv.

E thënë kjo, dje po lexoja për një kërkesë të Bashkisë Sarandë se propozonte kalimin e ambjenteve të terreneve sportive në pjesën e pasme të shkollës, në pronësinë e bashkisë për ndërtimin e një parkimi publik të administruar nga bashkia.

Si person i cili jam në kontak të përditshëm me shumë studentë që vijnë në auditoret universitare edhe nga ky gjimnaz, por më shumë si sarandjot, kam të drejtën të mendimit, të qëndrimit apo edhe të kritikës, ashtu si e kanë të gjithë banorët e vjetër apo të rinj të këtij qyteti. Duke mos dashur të jap mendime të planifikimit urban, dhe sigurisht duke mos dashur gjithashtu të shmang debatin për nevojën alarmante të qytetit për vende parkimi, kryesisht gjatë sezonit të verës, ashtu si ulëritëse është zgjidhja e problemit të ujit, të ambjenteve të gjelbërta, këndeve për fëmijët etj etj, mendoj se ky propozim në këndvështrimin më naiv është i pa menduar mirë.

Akoma më shumë, kur qytetit i nevojiten më shumë ambjente sportive dhe jo më pak, të ndërhysh për të copëtuar ambjentet e një institutioni arsimor, ndoshta më të rendësishmit e qytetit, të paktën për llogjikën time institucionale, ambjentaliste, të traditës së qytetit,  është e pa vend.

Saranda ndër vite është “prekur” në aspektin urban ndoshta edhe më shumë se çdo qytet tjetër. Patjeter që qyteti zhvillohet, ndërhyrje nevojiten për mirëfunksionin e tij, por kurrë në kurriz të “institucionit shkollë”. Akoma më tej, nuk duhet të gjendemi nesër në një situatë ku qyteti do humbasi edhe ato pika referimi identitare që kanë ngelur.

Uroj që ky propozim të rikonsiderohet duke zgjedhur dhe zgjidhur problematikën në ambjente alternative të përshtatshme!

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...