Një konflikt mes disa shtetasve ka ndodhur më 14 qershor në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, duke çuar në nisjen e procedimeve penale për katër persona.
Policia e Sarandës bën me dije se shtetasit A. K., 27 vjeç, J. K., 25 vjeç, dhe E. Z., 41 vjeç, të gjithë banues në Sarandë, janë përfshirë në një përleshje fizike me grushte dhe sende të forta, për motive të dobëta.
Po ashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi R. M., 68 vjeç, banues në Sarandë, familjar i njërit prej të përfshirëve në konflikt.
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë).
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Lini një koment