Kryefaqe Kronikë Arrestohet një 24-vjeçar në Lukovë për transport të paligjshëm emigrantësh drejt BE-së
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Arrestohet një 24-vjeçar në Lukovë për transport të paligjshëm emigrantësh drejt BE-së

Shpërndaj
Shpërndaj

Një 24-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e Policisë Kufitare në Sarandë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt pagesës.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë konstatuan në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Lemi i Sofisë”, një automjet tip “Volkswagen” me disa shtetas të huaj në bord.

Pas ndërhyrjes, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ai po transportonte emigrantët ilegalë kundrejt një pagese, me një automjet të marrë me qira.

Policia sekuestroi automjetin si provë materiale, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...