Kryefaqe Kronikë Sherr mes grave, konflikte për pronën dhe kanosje, bilanci i procedimeve penale në Sarandë në 24 orët e fundit
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Sherr mes grave, konflikte për pronën dhe kanosje, bilanci i procedimeve penale në Sarandë në 24 orët e fundit

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia e Sarandës ka regjistruar disa ngjarje gjatë 24 orëve të fundit, që variojnë nga konflikte për motive pronësie e personale, deri te një incident aksidental që ka përfunduar me plagosje.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë, janë referuar materialet në prokurori dhe kanë nisur procedimet penale për shtetasit:

  • A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie ka kanosur me thikë një grua, shtetasen A. N.
  • T. D., 28 vjeç, po ashtu banues në Sarandë, është proceduar për kanosje ndaj një tjetër shtetasi, për motive të dobëta.
  • Në Ksamil, tre gra, shtetaset E. M., 41 vjeçe, E. Ç., 18 vjeçe dhe S. M., 41 vjeçe, janë përfshirë në një konflikt fizik me njëra-tjetrën, gjithashtu për motive të dobëta.

Ndërkohë, më datë 9 qershor, është raportuar një ngjarje aksidentale në qytet, ku shtetasi P. B., 37 vjeç, është rrëzuar nga një mur rrethues pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se të gjitha materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Sarandës për veprime të mëtejshme.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...