Kryefaqe Kronikë Skafisti thyen perimetrin e sigurisë dhe rrezikon jetën e pushuesve në Borsh, gjobitet me 100 mijë lekë
KronikëLajm i Fundit

Skafisti thyen perimetrin e sigurisë dhe rrezikon jetën e pushuesve në Borsh, gjobitet me 100 mijë lekë

Shpërndaj
Shpërndaj

Një incident u regjistrua ditën e sotme në plazhin e Borshit, ku një mjet lundrues tip skaf ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore, duke hyrë pranë zonës së rrezervuar për pushuesit dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Pas publikimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë duke lokalizuar dhe bllokuar mjetin lundrues.

Drejtuesi i skafit, shtetasi A. Ll., është ndëshkuar me një masë administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/1/c të ligjit nr. 43/2020 “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrin e sigurisë ujore dhe rregullat e përcaktuara për lundrim, për të shmangur situata të rrezikshme për pushuesit.

Gjithashtu, qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të këtij lloji në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm nga strukturat e Policisë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...