Kryefaqe Kryesore Vodhën gomonen dhe skafin në Korfuz dhe i sollën në Sarandë, 1 i arrestuar dhe tre në kërkim
KryesoreLajm i Fundit

Vodhën gomonen dhe skafin në Korfuz dhe i sollën në Sarandë, 1 i arrestuar dhe tre në kërkim

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, duke goditur një rast të trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri.

Operacioni nisi pas një kallëzimi të paraqitur nga një shtetas grek, i cili denoncoi se gjatë natës së 28 qershorit 2025, në ishullin e Korfuzit, i ishin vjedhur dy mjete lundruese – një gomone dhe një skaf. Sipas kallëzimit, ai dyshonte se mjetet ishin trafikuar në territorin shqiptar.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim tre shtetas të tjerë: D. J., 48 vjeç, dhe A. J., 24 vjeç, të dy banues në Sarandë, si dhe A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë.

Hetimet paraprake treguan se katër të dyshuarit kishin organizuar vjedhjen e dy mjeteve lundruese në Korfuz, të cilat më pas i kishin transportuar në qytetin e Sarandës. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, njëri prej mjeteve të trafikuara u gjet i fshehur në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një kamion të dyshuar si mjet transporti për zhvendosjen e gomones nga bregdeti drejt parcelës.

Policia bën me dije se hetimet po vijojnë për kapjen e të shpallurve në kërkim dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...