Kryefaqe Kronikë Aksident i rëndë në Sarandë: Zetori merr përpara gruan, arrestohet drejtuesi
Kronikë

Aksident i rëndë në Sarandë: Zetori merr përpara gruan, arrestohet drejtuesi

Shpërndaj
Policia Sarandë
Shpërndaj

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e së premtes në fshatin Metoq të Sarandës, ku një mjet bujqësor përplasi një këmbësore 52-vjeçare, duke e lënë atë të plagosur rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. S., 77 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi shkaktoi aksidentin, u largua nga vendi i ngjarjes pa u ndalur për t’i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës. Ndërkohë pas hetimeve të kryera, autori u identifikua dhe u arrestua në flagrancë këtë të shtunë.

Mësohet se 77-vjeçari drejtonte një zetor pa leje drejtimi, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë, e plagosura, shtetasja P. Z., 52 vjeçe, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës për vijimin e hetimeve.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...