Kryefaqe Personazhe të qytetit Nën hetim nga SPAK, Klodian Llaho largohet nga detyra e Kryetarit në Prokurorinë e Sarandës
Personazhe të qytetit

Nën hetim nga SPAK, Klodian Llaho largohet nga detyra e Kryetarit në Prokurorinë e Sarandës

Shpërndaj
Shpërndaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur largimin e Klodian Llahos nga detyra të kryetarit të Prokurorisë së Sarandës.

Me vendimin e marrë këtë të enjte nga KLP, Llaho nuk do të jetë më drejtues i organit të akuzës në Sarandë, por as prokuror.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi gjithashtu pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit të Sarandës, duke i ulur pagën me 20%, përkundër masës 40% që kishte kërkuar ILD.

Hetimi disiplinor i ILD ka konstatuar se Llaho ka shkelur disa rregulla dhe ka abuzuar me detyrën e tij. Sipas KLP, ai ka dështuar të përmbushë detyrimet ligjore në menaxhimin e çështjeve dhe ka shkelur rregullat e sjelljes profesionale ndaj kolegëve të tij. Sipas ILD, veprimet e Llaho rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e Prokurorisë dhe të përkeqësojnë funksionimin e saj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje po në Prokurorinë e Sarandës, për veprime e sjellje që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit.

Llaho nuk mund të ushtrojë as detyrën e prokurorit pasi rezulton i pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme. Pezullimi ka ardhur pas kërkesës së SPAK, që po e heton prokurorin nën dyshimet për korrupsion, për përfitime të parregullta që ka marrë përmes vjehrrit të tij

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandës Kledian Llaho

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 1 gusht...

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Jaho Ballaci

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë,...

KLP e largoi nga detyra, reagon drejtuesi i Prokurorisë Sarandë: Botë e mallkuar plot me rezilë

Kreu i Prokurorisë së Sarandës Klodian Llahos ka reaguar për herë të...