Kryefaqe Kryesore Zbardhet kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, sa është paguar këshilltari i Trump
KryesoreLajm i FunditPolitikë

Zbardhet kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, sa është paguar këshilltari i Trump

Shpërndaj
Shpërndaj

Më pak se një muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, Partia Demokratike ka firmosur një kontratë lobimi në vlerën e 6 milionë dollarëve me një firmë amerikane të lidhur ngushtë me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.

Marrëveshja është firmosur më 4 prill nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, dhe ka si garant në Shtetet e Bashkuara shtetasin Nuredin Seçi. Kontrata me firmën “Continental Strategy” parashikon një angazhim dyvjeçar, me pagesë mujore prej 250,000 dollarësh për shërbime dhe strategji politike.

Në dokumentin e kontratës thuhet se pagesa për tre muajt e parë duhet të bëhet menjëherë pas nënshkrimit. Firma do të angazhohet në krijimin e marrëdhënieve me vendimmarrës në degët ekzekutive dhe legjislative të SHBA-së, me qëllim forcimin e mbështetjes për politikat e PD-së dhe promovimin e reformave qeveritare dhe nismave kundër korrupsionit në përputhje me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.

“Continental Strategy”, e themeluar në vitin 2022 nga ish-ambasadori Carlos Trujillo, është e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike. Trujillo ka shërbyer si ambasador i SHBA në Organizatën e Shteteve Amerikane dhe si këshilltar i fushatës së Donald Trump.

Firma ka lidhje të forta me figura të rëndësishme të Partisë Republikane amerikane. Ndër drejtuesit e saj janë Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, Shefe e Stafit të Presidentit Trump pas rizgjedhjes së tij në vitin 2024, si dhe Alberto Martinez, ish-Shef i Stafit i Senatorit Marco Rubio dhe aktualisht Partner Menaxhues i zyrës së Washington D.C.

Kjo është kontrata e dytë e PD-së me faktorë të afërt me Donald Trump, pas mbërritjes së strategut republikan Chris Lacivita në Tiranë. Lëvizja shihet si pjesë e përpjekjeve të Partisë Demokratike për të rritur ndikimin ndërkombëtar në prag të zgjedhjeve.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...