Kryefaqe Aktualitet Shpërthime të forta krijojnë panik në Sarandë, ndalohen dy të rinj
Aktualitet

Shpërthime të forta krijojnë panik në Sarandë, ndalohen dy të rinj

Shpërndaj
Shpërndaj

Dy shpërthime të fuqishme të ndodhura rreth orës 20:55 të mbrëmjes së sotme kanë krijuar panik mes banorëve të qytetit të Sarandës. Menjëherë pas sinjalizimeve, forcat e Policisë kanë ndërhyrë duke nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas verifikimeve të bëra, është lokalizuar vendngjarja në zonën e njohur si “Plazhi i Ri”, ku janë kapur në flagrancë dy të rinj që sapo kishin hedhur lëndë piroteknike me fuqi të lartë shpërthyese.

Të ndaluarit janë identifikuar si Ervis Ogici, 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, dhe një 17-vjeçar me inicialet K.K., lindur në Kozani dhe banues në Korfuz të Greqisë.

Të dy personat janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës, ku po kryhen veprimet procedurale për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse pas këtij akti qëndrojnë motive të tjera apo persona të tjerë të përfshirë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...