Kryefaqe Aktualitet E rëndë| U bullizua në shkollën në Sarandë, 17-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesën e tij
Aktualitet

E rëndë| U bullizua në shkollën në Sarandë, 17-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesën e tij

Shpërndaj
Viktima V. Peçi,
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës këtë të diel, ku një 17-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Valare. Viktima është identifikuar si V. Peçi, i cili jetonte me nënën dhe dy motrat, ndërsa babai i tij ndodhej në emigracion.

Sipas të dhënave paraprake, familja Peçi kishte jetuar për një periudhë në Sarandë, ku dyshohet se i riu ishte përballur me bullizëm gjatë ndjekjes së shkollës 9-vjeçare, çka besohet se ka ndikuar në rikthimin e tyre në Gjirokastër. Aktualisht, ai ishte nxënës në gjimnazin “Siri Shapllo”, ku ende nuk është konfirmuar nëse ai ishte subjekt i bullizmit edhe në këtë shkollë.

Të afërm të tij bëjnë me dije se 17-vjeçari kishte shfaqur sjellje të mbyllura dhe gjendje melankolie, por nuk kishte qenë nën ndonjë trajtim mjekësor apo psikologjik. Megjithatë, ai njihej si një nxënës shembullor me rezultate të shkëlqyera në mësime.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, duke sekuestruar telefonin dhe sende të tjera personale të viktimës. Gjithashtu, pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe persona të afërt me të riun, në përpjekje për të identifikuar shkaqet që çuan në këtë akt ekstrem.

Ky është rasti i dytë tragjik në Gjirokastër pas vetëvrasjes së 17-vjeçares Irsa Muçollari dy muaj më parë, nxënëse në klasën e 10-të C të gjimnazit “Siri Shapllo”.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...