Kryefaqe Kryesore Tronditet Vlora: Ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës 58-vjeçari
Kryesore

Tronditet Vlora: Ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës 58-vjeçari

Shpërndaj
Foto nga vendngjarja
Shpërndaj

Vlora është zgjuar mëngjesin e kësaj të diele nga një ngjarje e rëndë kriminale. Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë hyrjes së banesës së tij, është ekzekutuar me armë zjarri shtetasi Renato Hoxhaj, 58 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, Hoxhaj, i cili punonte si roje objekti në një kantier ndërtimi pranë shtëpisë së tij, është qëlluar me tre plumba teksa kthehej në banesë. Dy prej goditjeve kanë qenë në kokë dhe një tjetër në trup. Ngjarja ka ndodhur në shkallët e hyrjes së banesës së tij, ndërkohë që bashkëjetuesja e viktimës, e cila ndodhej brenda, ka dëgjuar të shtënat dhe ka dalë menjëherë jashtë, ku ka gjetur trupin pa jetë dhe ka njoftuar policinë.

Dyshohet se autorët kanë përfituar nga një rrugë e pasme pa kamera sigurie dhe në kushte të errësirës totale për t’u afruar pranë vendit të krimit dhe për t’u larguar pa u vënë re. Viktima ishte i divorcuar prej vitesh dhe kishte nisur një bashkëjetesë të re. Sipas banorëve të zonës, ai njihej si një njeri i qetë dhe pa konflikte.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi...