Kryefaqe Aktualitet E rëndë në Sarandë: 48-vjeçari vjedh dyqanin, tenton të përdhunojë shitësen
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

E rëndë në Sarandë: 48-vjeçari vjedh dyqanin, tenton të përdhunojë shitësen

Shpërndaj
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e premte në lagjen nr. 2 të qytetit të Sarandës, ku një person ka grabitur një dyqan konfeksionesh nën kërcënimin e thikës dhe ka tentuar të përdhunojë shitësen 26-vjeçare.

Sipas Policisë, autori ka hyrë në dyqan dhe ka marrë një shumë prej 60.000 lekësh të reja nga arka, pasi ka kërcënuar shitësen 26-vjeçare me mjet prerës. Më pas, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si Jorgo Kumaraku, i njohur edhe si Leonard Kumaraku, 48 vjeç, banues në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq. Ai është shpallur në kërkim dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë për shkak të të kaluarës së tij kriminale.

Kumaraku është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka një historik të pasur penal. Në vitin 2007 ai është dënuar me 5 vjet burg për grabitjen e punonjëses së një kazinoje në Sarandë me një armë lodër. Në vitin 2013, me të njëjtin modus operandi, kreu një tjetër grabitje në një kazino tjetër në qytet dhe një ditë më pas në një tjetër pikë në Gjirokastër.

Në vitin 2022 u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, pas një incidenti pranë një bankomati në Sarandë. Ndërkohë, në korrik 2023, ai u arrestua për vjedhje në një hotel në zonën e tij të banimit.

Kumaraku është gjithashtu i dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Policia vijon kërkimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa 26-vjeçarja ndodhet nën trajtim mjekësor dhe psikologjik.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...