Kryefaqe Kronikë Grabiti dyqanin në Sarandë dhe tentoi të përdhunonte shitësen, arrestohet 48-vjeçari
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Grabiti dyqanin në Sarandë dhe tentoi të përdhunonte shitësen, arrestohet 48-vjeçari

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia ka arrestuar 48-vjeçarin Jorgo Kumaraku, i njohur edhe si Leonard Kumaraku, i cili ditën e premte grabiti një dyqan në lagjen nr. 2 të qytetit të Sarandës dhe tentoi të përdhunonte, nën kërcënimin e thikës, shitësen 26-vjeçare.

48-vjeçari, një person me precedentë të rrezikshëm kriminalë, arriti të merrte 600 mijë lekë të vjetra nga dyqani.

Pas krimit, Kumaraku ishte larguar në drejtim të Durrësit, ku u arrestua nga forcat e policisë.

Materialet procedurale ndaj tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60.000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë ngjarje, dhe pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, Policia e Sarandës, falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në qytetin e Durrësit,” thuhet në njoftimin e policisë.

Kumaraku është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka një historik të pasur penal. Në vitin 2007 ai është dënuar me 5 vjet burg për grabitjen e punonjëses së një kazinoje në Sarandë me një armë lodër. Në vitin 2013, me të njëjtin modus operandi, kreu një tjetër grabitje në një kazino tjetër në qytet dhe një ditë më pas, në një tjetër pikë në Gjirokastër.

Në vitin 2022, u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, pas një incidenti pranë një bankomati në Sarandë. Ndërkohë, në korrik të vitit 2023, ai u arrestua për vjedhje në një hotel në zonën e tij të banimit.

Kumaraku është gjithashtu i dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...