Kryefaqe Kryesore Gjergji Mërkuri tur takimesh me qytetarë dhe biznese në Sarandë, pritet me puthje dhe përqafime
KryesoreLajm i FunditPolitikë

Gjergji Mërkuri tur takimesh me qytetarë dhe biznese në Sarandë, pritet me puthje dhe përqafime

Shpërndaj
Gjergj Mërkuri
Shpërndaj

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Gjergji Mërkuri, ka zhvilluar këtë të premte një tur takimesh me qytetarë dhe biznese në qytetin e Sarandës.

Në një postim të publikuar nga vetë kandidati në rrjetet sociale, shihet pritja e ngrohtë që qytetarët i kanë bërë në lagje të ndryshme të qytetit. Me përqafime dhe fjalë pozitive, banorët kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj kandidatit Mërkuri, të cilin e cilësojnë si një figurë të pakorruptuar dhe të denjë për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës.

Në përshkrimin që shoqëron videon e publikuar, Mërkuri ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e marrë.

Nën sloganin “Me njerëzit, për njerëzit”, kandidati socialist bën thirrje për një votë masive nga qytetarët. “Sot, mes qytetarëve të mi, aty ku përkas. Derë më derë, biznes më biznes, së bashku me një pjesë të ekipit tim, ndjemë ngrohtësinë e buzëqeshjeve tuaja dhe besimin që na fuqizon në çdo hap. Mirëpritja juaj e sinqertë na mbushi me emocion e energji. Së bashku, të bashkuar deri në fund dhe të vendosur, drejt fitores”, shkruan Mërkuri në rrjetet sociale.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...