Kryefaqe Aktualitet VIDEO| Veliera luksoze rrezikon përplasjen me shkëmbinjtë, shpëtohen turistët e huaj
AktualitetKryesoreLajm i Fundit

VIDEO| Veliera luksoze rrezikon përplasjen me shkëmbinjtë, shpëtohen turistët e huaj

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia Kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me Rojet Bregdetare, ndërmori një operacion shpëtimi për t’iu ardhur në ndihmë disa shtetasve të huaj, të cilët rrezikuan të mbyteshin në det pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit në afërsi të ishullit të Sazanit.

Sipas njoftimit të bërë nga Policia Kufitare e Vlorës, Qendra Ndërlidhëse për Operacionet Detare informoi autoritetet lokale për një mjet lundrues tip velierë, me flamur të huaj, i cili ndodhej në rrezik. Veliera kishte nisur udhëtimin nga Italia me destinacion Kroacinë, por kishte pësuar një defekt në motor. Si pasojë e dallgëve të fuqishme dhe afërsisë me bregun, veliera ishte në rrezik të përmbysej dhe përplasjeje me shkëmbinjtë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia Kufitare e Vlorës, në bashkëpunim me Rojet Bregdetare, ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të shpëtonin shtetasit që ndodheshin në bord. Po ashtu, veliera u tërhoq në Triport, në qytetin e Vlorës.

Gjatë inspektimit të bërë, të gjithë personat në bord u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u transportuan në breg.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...