Kryefaqe Kryesore Itali| Gjendet e pajetë e lidhur në një pemë 27-vjeçarja nga Saranda
KryesoreLajm i Fundit

Itali| Gjendet e pajetë e lidhur në një pemë 27-vjeçarja nga Saranda

Shpërndaj
Ermela Muhametaj
Shpërndaj

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e vogël të Montecilfone-s në Itali, ku është gjetur pa shenja jete 27-vjeçarja nga Saranda, Ermela Muhametaj, nënë e një djali tetëvjeçar.

Trupi i saj u zbulua nga bashkëshorti, nën një pemë pranë “Urës së Sherifit”, në afërsi të qytetit Larino. Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje, por rrethanat e ngjarjes ngritën dyshime serioze dhe nxitën hetime më të thelluara.

Vetëm disa orë para se të gjendej e pajetë, Ermela i kishte shkruar avokatit të saj për të caktuar një takim lidhur me procesin e divorcit nga bashkëshorti, me të cilin nuk jetonte më prej disa muajsh. Avokati ndodhej jashtë vendit, por ajo kishte kërkuar me ngulm që të takohej të paktën me një bashkëpunëtor të studios ligjore. Takimi ishte planifikuar për pasdite, por Ermela nuk u paraqit kurrë.

Hetimet kanë nisur zyrtarisht për “nxitje të vetëvrasjes”, si procedurë standarde për të mundësuar hetime më të plota. Ende nuk ka persona të dyshuar, por organet hetimore kanë sekuestruar celularin e saj dhe po analizojnë kontaktet, mesazhet dhe lëvizjet e fundit. Gjithashtu, është gjetur një letër lamtumire në vendin e ngjarjes, por edhe ajo është subjekt i një hetimi për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin.

Prokurorja Elvira Antonelli theksoi se vetëm autopsia, e cila do të kryhet më 2 maj në morgun e spitalit “San Timoteo” nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Foggia, do të mund të japë një version përfundimtar mbi shkakun e vdekjes. Hetuesit do të verifikojnë nëse bëhet fjalë për vetëvarje apo nëse kemi të bëjmë me një vrasje.

Mediat italiane shkruajnë se komuniteti i Montecilfone, është thellësisht i tronditur.

Të gjithë që e njihnin Ermelën e përshkruajnë si një vajzë të edukuar, të qetë, plot dritë dhe të përkushtuar ndaj të birit të saj, Domenikos.

“Ai ishte gjithçka për të”, thonë të afërmit dhe fqinjët mes lotëve. Ajo punonte në sistemin e pritjes së emigrantëve dhe ishte shumë e integruar në komunitet.

“Nuk mund ta besojmë që një nënë e tillë të ketë zgjedhur të largohet në këtë mënyrë”, ka shkruar kryetari i bashkisë Giorgio Manes. “Humbja e saj lë një boshllëk të pakompensueshëm, sidomos për të birin”, shtoi ai.

Ndërsa hetimet vijojnë, mediat ialiane shkruajnë se komuniteti dhe familjarët kërkojnë një të vërtetë të qartë dhe të pakontestueshme.

“Në këtë atmosferë të rënduar nga dhimbja, pyetjet vetëm sa shtohen. A ishte kjo vërtet një vetëvrasje, apo një akt i shtyrë nga presione të padukshme?”-e mbyllin artikullin mediat italiane.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...