Kryefaqe Kryesore Qytetarja denoncon zaptimin e pronës në Ksamil: E bleva në ankand, ma mori me forcë ish-pronari
KryesoreLajm i Fundit

Qytetarja denoncon zaptimin e pronës në Ksamil: E bleva në ankand, ma mori me forcë ish-pronari

Shpërndaj
Shpërndaj

Një qytetare nga Tirana, me inicialet B.L., ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” një rast të zaptimit të pronës së saj në Ksamil, nga shtetasi Agron Lile. Sipas denoncimit, pronësia mbi një objekt 25 m² dhe një truall prej 33 m² u fitua ligjërisht përmes një ankandi bankar në vitin 2021, pasi prona ishte lënë kolateral nga Lile dhe ai nuk kishte përmbushur detyrimet ndaj bankës.

Pavarësisht certifikatës zyrtare të pronësisë që disponon, zonja B.L. nuk ka mundur asnjëherë të gëzojë pronën. Ajo deklaron se ish-pronari ka ndërruar bravat, ka hyrë me forcë në ambient dhe e ka zaptuar shtëpinë, duke futur madje edhe persona të tjerë me qira.

“Për familjen time kjo pronë ka vlerë të madhe emocionale. Është një dhuratë nga im atë, që jeton prej vitesh në emigracion. Ai më ka thënë shpesh: ‘Nuk të kam blerë një pronë, por një hall.’”, shprehet ajo.

Sipas saj, Agron Lile jo vetëm që nuk ka pranuar humbjen ligjore të pronësisë, por ka ndërmarrë edhe veprime të tjera paligjshme, si falsifikim dokumentesh dhe mosdeklarim të të ardhurave nga qiratë.

Siaps emisionit investigativ ai ka ndërtuar pa leje në pronë dhe ka tentuar t’ia shesë zonjës B.L. shtesat pa titull pronësie për 30 mijë euro.

Shtetasja B.L., shton se iu drejtua Prokurorisë së Sarandës për problemin e saj, por prokuroria Valbona Maja, vendosi mosfillimin e hetimeve.

“Kam pritur me durim, kam ndjekur çdo rrugë ligjore. Kur pashë se edhe Prokuroria nuk merrte masa, atëherë iu drejtova emisionit ‘Stop’, si një shpresë e fundit”, shprehet denoncuesja.

Ndërkohë, edhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Sarandë ka konstatuar ndërtim pa leje në objekt, por nuk ka marrë masa, duke u justifikuar me vendimin e prokurores për mosfillimin e hetimeve.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...