Kryefaqe Kronikë Shantazhoi dhe i mori para një vajze të mitur, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Shantazhoi dhe i mori para një vajze të mitur, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Shpërndaj
Policia Sarandë
Shpërndaj

Një 35-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përndjekur dhe shantazhuar një vajzë të mitur për një periudhë rreth njëvjeçare. Ai dyshohet se e ka kërcënuar sistematikisht dhe i ka marrë asaj shuma të konsiderueshme parash.

Rasti është denoncuar nga familjarët e të miturës, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e organeve të rendit. Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, është ndaluar shtetasi E. G., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë: “Bazuar në kallëzimin e familjarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën për rreth një vit dhe, duke e kanosur, i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.”

Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, e cila pritet të marrë në shqyrtim çështjen në vijim.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...