Kryefaqe Kronikë Gjykata jep dënimin për dy autorët e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa
KronikëKryesore

Gjykata jep dënimin për dy autorët e vrasjes së biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa

Shpërndaj
Edmond Papa në mes, Albano Velo në të majtë, Andrew Bode në të djathtë
Shpërndaj

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë dy personat e akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, duke i dënuar me gjithsej 55 vite burg. Vendimi erdhi pas pranimit të plotë të kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkoi ndëshkim maksimal për autorët e krimit.

Andreë Bode, i identifikuar si personi që kreu atentatin, u dënua me 30 vite burg për “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve”. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Alban Velo, 30 vjeç, mori 25 vite burg për të njëjtën vepër penale.

Të dy të dënuarit do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë që paraqesin.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor 2022, në rrugën “Fadil Bodinaku” në kryeqytet, kur Papa u qëllua me breshëri plumbash në zonën e Selitës. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, ndërsa viktima ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Edmond Papa rezultonte me precedent penal jashtë vendit, përfshirë një dënim për trafik droge në Greqi dhe skedim në Britaninë e Madhe. Hetimet zbuluan se shkaku i vrasjes ishte një hakmarrje e nisur nga përplasjet në botën e krimit, pas vrasjes së Aleksandër Sadikaj.

Çështja u zbardh brenda disa javësh falë punës së strukturave hetimore dhe pamjeve të sigurisë nga vendngjarja.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...