Kryefaqe Kronikë Zhurmat shqetësuan turistët, procedohet penalisht administratori i klubit të natës në Ksamil
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Zhurmat shqetësuan turistët, procedohet penalisht administratori i klubit të natës në Ksamil

Shpërndaj
Pamje nga lokali në Ksamil
Shpërndaj

Administratori i një lokali nate në Ksamil është proceduar penalisht për prishje të qetësisë publike.

Ngjarja ndodhi në orët e vona të datës 1 korrik, në lagjen nr. 2 të Ksamilit, në rrugën “Alida Hisku”, ku nga grumbullimi i personave në ambientet e lokalit u shkaktuan zhurma të larta që shqetësuan banorët dhe pushuesit e zonës.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe veprimeve procedurale, u procedua penalisht administratori i lokalit, shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Prishjes së qetësisë publike”.

Policia e Sarandës njofton se do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjitha zonat turistike për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë e banorëve dhe turistëve që frekuentojnë bregdetin.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...