Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në ambientet e Portit të Sarandës, ku punonte si roje. Viktima u identifikua me inicialet I. R.
Nga të dhënat paraprake, policia bën me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa materialet mbi rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lini një koment