Kryefaqe Kronikë Zbardhet plagosja me armë në Sarandë: 4 persona në kërkim, arrestohet dhe 1 nga të plagosurit
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Zbardhet plagosja me armë në Sarandë: 4 persona në kërkim, arrestohet dhe 1 nga të plagosurit

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së enjtes në një lokal pranë stadiumit, ku dy shtetas mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare, janë shpallur në kërkim katër persona të përfshirë në konflikt: Erjon Canaj (36 vjeç), Artan Murtaj (43 vjeç), Klaus Jaçaj (31 vjeç) dhe Ramadan Zoti (43 vjeç). Ky i fundit dyshohet si autori i atentatit me armë zjarri ndaj dy të rinjve nga Tirana, Ernest Lama (25 vjeç) dhe Gëzim Hajdaraj (33 vjeç).

Një nga të plagosurit në pranga

Gjatë hetimeve, Policia ka arrestuar edhe Gëzim Hajdarajn, një nga të plagosurit, pasi gjatë kontrollit ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip “Beretta” me krehër dhe 9 fishekë. Hajdaraj akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Si ndodhi ngjarja

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mes palëve nisi për motive të dobëta dhe më pas degjeneroi në përdorim armësh. Ramadan Zoti dyshohet se ka qëlluar në drejtim të Hajdarajt dhe Lamës, duke i plagosur rëndë. Të dy ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor sekuestroi si prova materiale 4 gëzhoja arme zjarri, një pistoletë dhe municione.

Policia deklaron se vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...