Kryefaqe Kronikë Kush janë dy vëllezërit që plagosën me armë dy personat te stadiumi në Sarandë
KronikëKryesore

Kush janë dy vëllezërit që plagosën me armë dy personat te stadiumi në Sarandë

Shpërndaj
Shpërndaj

Qyteti i Sarandës është tronditur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e kësaj të enjteje, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë në afërsi të stadiumit.

Të plagosurit janë identifikuar si Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, të dy nga Kamza. Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Sarandës, ata kanë marrë plagë të rënda në bark dhe në zonën e legenit, dhe u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja pistolete, ndërsa forcat e policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorëve të dyshuar. Ramadan Zoto (Canaj), 43 vjeç, dhe Erjon Canaj, 35 vjeç, vëllezër, janë identifkuar si autorët e ngjarjes.

Për kapjen e tyre, Policia e Shtetit ka angazhuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe njësitë e RENEA-s, të cilat kanë “blinduar” hyrje-daljet e Sarandës dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit që çoi në përplasjen me armë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...