Kryefaqe Kronikë Ngjarjet kriminale në Sarandë, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme zbarkojnë në qytet
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Ngjarjet kriminale në Sarandë, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme zbarkojnë në qytet

Shpërndaj
Shpërndaj

Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme së bashku me drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë kanë mbërritur në Komisariatin e Sarandës për të zhvilluar një mbledhje urgjente me drejtuesit lokalë. Në fokus të takimit ishte analiza e situatës së sigurisë pas ngjarjeve të fundit në Sarandë dhe Ksamil.

Në kuadër të operacioneve për forcimin e rendit, gjatë orëve të para të mëngjesit forcat RENEA, në bashkëpunim me FNSH dhe repartin “Shqiponja”, kanë kryer kontrolle të gjera nga toka dhe deti në një sipërfaqe të madhe, përfshirë zona malore, tunele dhe bunkerë të braktisur. Megjithatë, kontrollet nuk dhanë rezultate konkrete.

Operacionet vijojnë në terren, ndërsa forcat e policisë po vijojnë me kontrolle të tjera intensive në zonë. Autoritetet nënvizojnë angazhimin maksimal për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe kthimin e qetësisë në këtë rajon.

Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Sarandën: më 17 korrik dy grupe u përplasën me armë zjarri në lagjen nr. 4, në mes të ditës dhe në sy të pushuesve. Më 19 korrik, në Ksamil, pronari i një hoteli u dhunua me sende të forta. Vetëm një ditë më vonë, më 20 korrik, pati të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mitat Hoxha” ku mbeti i plagosur një ish-polic, ndërsa mbrëmjen e 21 korrikut një shpërthim tritoli goditi lagjen nr. 3.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...