Kryefaqe Kronikë “Konkurse” vetëm në letër: Pirro Vëngu emëron shokun në krye të Portit të Sarandës
KronikëKryesoreLajm i Fundit

“Konkurse” vetëm në letër: Pirro Vëngu emëron shokun në krye të Portit të Sarandës

Shpërndaj
Shpërndaj

Thirrjet e kryeministrit Edi Rama për reforma në administratën publike dhe punësime përmes konkurseve duket se mbeten ende larg realitetit. Pavarësisht retorikës për “gjak të ri” në drejtimin e institucioneve, emërimet vazhdojnë të ndjekin të njëjtat skema të vjetra. Shembulli më i fundit është ai i Admir Malajt, i cili është emëruar drejtor i ri i Portit të Sarandës.

Malaj, i cili deri para pak kohësh drejtonte Portin e Vlorës dhe mbante postin e kryetarit të Partisë Socialiste në këtë qytet, u largua nga drejtimi i PS-së në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Sipas burimeve, largimi i tij erdhi pasi u konsiderua pengesë për prurjet e reja në parti, sidomos nga radhët e Partisë Demokratike.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Malaj është transferuar në krye të Portit të Sarandës, duke zëvendësuar Alket Qëndron. Ky i fundit, mësohet se është telefonuar personalisht nga kryeministri Rama, i cili i kërkoi dorëheqjen.

Burime pranë administratës bëjnë me dije se emërimi i Malajt është favorizuar edhe nga marrëdhëniet e tij të afërta me ministrin Pirro Vëngu. Kritikat ndaj procesit nënvizojnë se vendimet për drejtuesit e institucioneve mbeten të paracaktuara dhe se konkurset e premtuara nga qeveria nuk kanë asnjë vlerë reale.

Ky rast ka risjellë në vëmendje zhgënjimin e qytetarëve që dorëzojnë CV-të e tyre me bindjen se do të vlerësohen mbi baza meritokracie, ndërkohë që emërimet vijojnë t’u besohen njerëzve të afërt me pushtetin.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...