Kryefaqe Kronikë Këmbësori goditet nga automjeti në Sarandë, transportohet në spital
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Këmbësori goditet nga automjeti në Sarandë, transportohet në spital

Shpërndaj
Shpërndaj

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:30, pranë një karburanti në Sarandë, ku një këmbësor u godit nga një automjet në lëvizje.

Ngjarja ndodhi në afërsi të karburantit “Gega”, ku një mjet tip Volksëagen, me targa AB655KO, i drejtuar nga shtetasi Neim Tocaj, përplasi një kalimtar të rastësishëm.

I dëmtuari, Aristotel Çavo, 59 vjeç, banues në fshatin Krane të bashkisë Finiq, u transportua menjëherë në spitalin e Sarandës nga kalimtarët e rastit që ndodheshin në zonë.

Sipas burimeve nga urgjenca, 59-vjeçari ka pësuar vetëm gërvishtje të lehta, dhe pas trajtimit mjekësor është larguar për në banesë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat konstatuan se drejtuesi i mjetit rezultoi negativ në testin e alkoolit (0.00 mg/l), duke përjashtuar ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...