Kryefaqe Aktualitet Sherr për Jet Ski-në pranë plazhit Bora Bora në Ksamil, shoqërohen në polici 3 persona (Emrat)
AktualitetKryesoreLajm i Fundit

Sherr për Jet Ski-në pranë plazhit Bora Bora në Ksamil, shoqërohen në polici 3 persona (Emrat)

Shpërndaj
Policia Sarandë
Shpërndaj

Një mosmarrëveshje për marrjen me qira të një Jet-Ski ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre shtetasve, pasditen e së dielës pranë plazhit “Bora Bora” në Ksamil.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku për motive të dobëta, shtetasit Sajmir Dajka dhe Shpëtim Kreçi janë konfliktuar me shtetasin Julian Hoxha, lindur në Elbasan dhe mbajtës i pasaportës angleze. Debati mes tyre dyshohet se ka nisur pas mosdakordësimit për orarin e përdorimit të mjetit lundrues.

Menjëherë pas incidentit, palët e përfshira dhe persona të tjerë që ndodheshin në vendngjarje janë shoqëruar në Komisariat, ku policia po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se pak ditë më parë, shtetasi Sajmir Dajka ishte gjobitur nga Policia Kufitare me 100 mijë lekë të reja, pasi kishte shkelur perimetrin e sigurisë së mjeteve lundruese.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...