Kryefaqe Aktualitet Prokuroria kërkoi burgosjen, gjykata lë në “detyrim paraqitje” pronarin e Orange Club
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Prokuroria kërkoi burgosjen, gjykata lë në “detyrim paraqitje” pronarin e Orange Club

Shpërndaj
Shpërndaj

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pronarin e “Orange Club”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin e lokalit, Ermal Vata, ndërsa Prokuroria kishte kërkuar “arrest në burg” në mungesë për të dy. Ata dyshohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me ngjarjen e 16 gushtit, ku u dhunua Shefi i Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Mateo Bakalli.

Sipas policies, Bakalli ndërhyri për të parandaluar një konflikt mes rojeve të sigurisë së lokalit dhe disa personave, por sipas hetimeve u godit edhe vetë gjatë përplasjes. Për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës ka caktuar më herët “arrest në burg” për gjashtë të arrestuarit: Marjo Katiraj, Elgent Ndoj, Faik Hoxha, Indrit Çullhaj, Ardit Kasemi dhe Besnik Sullollari, ndërsa Pjetër Doçi vijon të jetë në kërkim.

Sipas Prokurorisë, gjashtë të arrestuarit akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Në lidhje me ngjarjen janë pezulluar gjithashtu nga detyra dy punonjës policie, të cilët dyshohet se punonin pa leje si roje sigurie në “Orange Club” dhe ndaj tyre ka nisur hetim disiplinor.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Prokuroria kërkoi burgosjen, gjykata lë në “detyrim paraqitje” pronarin e Orange Club

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pronarin e “Orange Club”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin e lokalit, Ermal Vata,...

“Miltoni” që e donin të gjithë/ Historia tragjike e 20-vjeçarit që u vra në Ksamil, Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

Vrasja e Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçarit portugez që humbi jetën në Ksamil më 18 gusht, ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në...

Vrasja e turistit portugez: Lirohen bodygardët e “Principotes”, burg për Sokrat Vatën dhe 5 të tjerë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në...

Vrasja te “Principotes”- Miqtë e portugezit: Vata ngacmoi një grua, Mendes i vetmi që reagoi

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18...

IKMT-ja dhe AZHT-ja zbarkojnë në Sarandë e Ksamil, bashkë me ta dhe shefi i AMP-së

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar prej disa orësh në territorin e Bashkisë Sarandë, me fokus kantieret e ndërtimit në qytetin e Sarandës...

Rrahën shefin e komisariatit në Sarandë, gjykata lë në burg bodygardët e “Orange Club”

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë rojet e klubit të natës “Orange”, të arrestuar pasi dyshohet se dhunuan...