Kryefaqe Aktualitet Krim i rëndë në Greqi, shqiptari vret me thikë bashkëshorten dhe pi benzinë por shpëton
AktualitetKronikëKryesoreLajm i FunditUncategorized

Krim i rëndë në Greqi, shqiptari vret me thikë bashkëshorten dhe pi benzinë por shpëton

Shpërndaj
Shpërndaj

Një krim i rëndë tronditi këtë të mërkurë zonën e Komotinit në Greqi, ku 53-vjeçari shqiptar Bujar Meço, nga Gramshi, vrau me thikë bashkëshorten e tij, Esma Meço, 44 vjeçe.

Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, në fshatin Dialambi, në rajonin e Rodopit, pranë qytetit të Komotinit. Pas krimit, 53-vjeçari tentoi të vetëvritej duke konsumuar benzinë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Alarmi për ngjarjen u dha nga një prej tre fëmijëve të çiftit, ndërsa policia mbërriti në banesë dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas të dhënave të deritanishme, çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme. Në vitin 2022, Esma Meço e kishte denoncuar bashkëshortin për kërcënim dhe dhunë në familje.

Autoritetet greke vijuan hetimet për përcaktimin e motivit dhe dinamikës së plotë të ngjarjes, ndërsa 53-vjeçari ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë në spital.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

“Pse po filmon plazhin?”- “Të fortët e Bregut” rrahin brutalisht 46-vjeçarin në Kakome

Një përleshje u regjistrua në plazhin e Kakomesë këtë të mërkurë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, mbeti i plagosur pas...

Krim i rëndë në Greqi, shqiptari vret me thikë bashkëshorten dhe pi benzinë por shpëton

Një krim i rëndë tronditi këtë të mërkurë zonën e Komotinit në Greqi, ku 53-vjeçari shqiptar Bujar Meço, nga Gramshi, vrau me thikë...

Prokuroria kërkoi burgosjen, gjykata lë në “detyrim paraqitje” pronarin e Orange Club

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për pronarin e “Orange Club”, Spiro Iljadhi, dhe menaxherin e lokalit, Ermal Vata,...

“Miltoni” që e donin të gjithë/ Historia tragjike e 20-vjeçarit që u vra në Ksamil, Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

Vrasja e Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçarit portugez që humbi jetën në Ksamil më 18 gusht, ka shkaktuar dhimbje të madhe edhe në...

Vrasja e turistit portugez: Lirohen bodygardët e “Principotes”, burg për Sokrat Vatën dhe 5 të tjerë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar pas vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në...

Vrasja te “Principotes”- Miqtë e portugezit: Vata ngacmoi një grua, Mendes i vetmi që reagoi

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18...