Kryefaqe Aktualitet “Pse po filmon plazhin?”- “Të fortët e Bregut” rrahin brutalisht 46-vjeçarin në Kakome
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

“Pse po filmon plazhin?”- “Të fortët e Bregut” rrahin brutalisht 46-vjeçarin në Kakome

Shpërndaj
Shpërndaj

Një përleshje u regjistrua në plazhin e Kakomesë këtë të mërkurë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, mbeti i plagosur pas një konflikti me një grup të rinjsh të zonës.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, të rinjtë po lëviznin me një automjet dhe ndaluan pranë tij, duke e pyetur dhe ofenduar për faktin se po filmonte me telefon zonën e plazhit. “Pse filmon?”, mësohet t’i kenë thënë të rinjtë 46-vjeçarit, përpara se situata të përshkallëzohej në përleshje fizike.

Si pasojë e konfliktit, Papagjika pësoi dëmtime dhe fraktura në trup. Fillimisht ai mori ndihmë mjekësore në Sarandë, ndërsa më pas u transportua drejt Janinës, në Greqi, për trajtim të specializuar.

Pas ngjarjes, policia nisi kërkimet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një grup të rinjsh të njohur në zonë, të cilët dyshohet se janë përfshirë edhe në episode të tjera problematike në të kaluarën.

Papagjika është me origjinë nga Nivica dhe, për shkak se disponon pasaportë greke u transportua për trajtim mjekësor në Greqi.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...