Një 27-vjeçar i identifikuar si Andrea Rubati është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës policie për shkak të detyrës.
Sipas policisë, i riu, banues në Sarandë, ishte shpallur në kërkim në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2026. Ai dyshohet se ka goditur punonjësin e Komisariatit të Sarandës, me iniciale M.V., gjatë ushtrimit të detyrës.
27-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe u ndalua në bazë të urdhrit të prokurorit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lini një koment